Juventusi zyrtarizon Luciano Spallettin si trajnerin e ri: Të lumtur të mirëpresim një teknik me përvojë 

Juventusi zyrtarizon Luciano Spallettin si trajnerin e ri: Të lumtur të mirëpresim një teknik me përvojë 

Juventus ka zyrtarizuar emërimin e Luciano Spallettit si trajner i ri i skuadrës, me një kontratë që do ta mbajë në “Allianz Stadium” deri më 30 qershor 2026.  I lindur në Certaldo të Firences në vitin 1959, Spalletti ka një karrierë mbi 30-vjeçare në stolin e ekipeve italiane dhe ndërkombëtare. Ai nisi rrugëtimin si trajner te Empoli, duke e çuar klubin nga Serie C në Serie A dhe duke fituar Kupën e Italisë për këtë kategori — një sukses që e bëri menjëherë të njohur për stilin e tij modern dhe inovativ.  Në fillim të viteve 2000, Spalletti u afirmua te Udinese, duke siguruar për herë të parë në historinë e klubit kualifikimin në Champions League (2004/05). Më pas kaloi te Roma, ku fitoi dy herë Kupën e Italisë dhe një Superkupë Italiane.  Ndërmjet viteve 2009–2014, ai drejtoi Zenit St. Petersburg, me të cilin fitoi dy tituj kampion,...