Një fazë e përfunduar, analizë sipërfaqësore e secilit pjesëmarrës në Superiore

E veçanta: Elbasani i mundi në fazë të parë të tria skuadrat kryeqytase

Nuk ka një moment ndalesë për Superioren shqiptare. E ndësa dje me tre takimet e fundit të javës së nëntë u mbyll një fazë nga kampionati i 87-të i futbollit elitar, këtë të diel dhe të hënë nis faza e dytë me garën që tani duket më e luftuar se kurrë.

Më 2 nëntor janë parashikuar takimet; Tirana- Bylis, Dinamo- Teuta dhe Flamurtari- AF Elbasani ndërsa një ditë më vonë dy ndeshjet; Vora- Partizani dhe supersfida Egnatia- Vllaznia.

Faza e parë 2025/26:

Më mirë nga të gjitha bëri Vllaznia e cila e mbylli në vend të parë me 19 pikë. Shkodranët me Edi Martinin trajner e nisën me fitore 2-0 ndaj rrogozhinasëve dhe e mbyllën dje këtë fazë me humbjen 1-0 në Vlorë me Flamurtarin. Sidoqoftë kuqeblutë dominuan në stataistika pasi në 9-të takime humbën dy ndeshje (Dinamo e Flamurtari) barazuan një takim me Teutën në udhëtim (1-1) dhe morën 6 fitore. Pika e fortë sulmi, 15 gola të shënuar.

Egnatia, kampionia në fuqi, e nisi me humbje (me Vllazninë 2-0) ndërsa më pasi hoqi dorë nga dështimi teksa në tetë ndeshjet e tjera korri 5 fitore dhe 3 barazime. Mbyll fazën e parë me një pikë më pak se shkodranët. Problemet me golin ishin arma më e dobët e tyre, vetëm 8 të shënuar.

AF Elbasani e nisi me vrull kampionatin dhe pas barazimit në javën e dytë në ‘Arena Egnatia’ me vendasit (1-1) hodhi kandidaturën për të qënë lidere e javëve në vijim. Mundi Dinamon e Partizanin dhe më pas pësoi një minikrizë tre javore. Barazoi me Teutën, humbi me Vllazninë dhe habiti të gjithë me Vorën në ‘Elbasan Arena’ kur regjistroi shifrat 1-2 për miqtë. Dy fitoret e fundit me Bylis 2-1 dhe dje me Tiranën 1-4 kanë zgjuar skuadrën verdheblu. Ndoshta diçka duhet të rregullojë në mesfushë.

Dinamo pasi la gjurmë pozitive në Conference League (eleminimi i Hajduk Split ishte maja), e nisi me fitore me Vllazninë me pas dy humbje e një barazim me Bylis në Tiranë, për t’u kther te sukseset. Në 5 ndeshjet e fundit katër fitore e një barazim për 17 pikë po aq sa Elbasani.

Teuta u shfaq spektakolare. Në 8 javë pa asnjë humbje e mbi të gjitha duke prodhuar futboll atraktiv e mjaft të ekulibruar. Mori shumë barazime (5) ndaj mbeti pak prapa në rendimetin e pikëve. Humbja me Egnatian edhe pse luajti mirë, nuk e zbeh atë ‘Teutë’ të bukur që u pa në fazën e parë.

Vora, për herë të parë në Superiore, garoi fillimisht si ekip ekspert. Humbja duke luajtur mirë në start me Partizanin dhe më pas tronditi Tiranën 3-1 (luajtur në Laç) për të kulmuar me fitoren në ‘Elbasan Arena’ 1-2 me verdheblutë. Mban vendin e 6-të me 10 pikë. Luhatjet në rezultate e pak më pak në lojë, diktojnë tjetër sjellje në këtë nivel të futbollit shqiptar. Si pritëse, luajti gjithnjë jashtë. Kthimi në stadiumin e tij të rikonstruktuar ndoshta do t’i japë më shumë energji e siguri.

Bylis te zona e tij e “preferuar”. Pak mbi zonën e kuqe duke marrë dy fitore (ndaj Partizanit e Vorës) e 3 barazime për 9-të pikë. Barazimi me Dinamon në ‘Air Albania’ ishte premtim i madh mirpo humbjet me Teutën, Vllazninë dhe Elbasanin e frenuan goxha. Faza e dytë nis me një sfidë direkte për ngjitjen në tabelë. Ndaj Tiranës, java e 10.

Partizani dështoi në të dhëna teknike që kur largoi janarin e kaluar 4 futbollistët bazë; Rrapaj, Cara, Hadroj dhe Kristian Mba. Problemëve me merkaton, ndërrimi i stafëve teknike, dëmtimet e shumëta dhe një mega derbi i humbur në shifra të thellë me Tiranën 0-3. Për të kuqtë humbja e djeshme me Dinamon 2-0, ka kthyer problemin e pikëve të cilat po shterrojnë. Janë vetëm 8 të tilla në 9-të javë. Goleverazhi trondit, vetëm katër gola të shënuar e 13 të pësuar.

Tirana e madhe nuk po duket. Brdheblutë përmes një merkatoje pa mendim, largimin e Miles pas dy javëve, shtuar dëmtimet e Kolës dhe Dembelesë (rekuperuar së dundi) janë duke bërë më keq se kushdo. Edhe pse trajneri aktual Bordin duket se po bën të qarkullohet ‘topi’, sërish gjëndja mbetet alaramate. Vëndi i 9-të në nëntë javë ku thërret “qameti”. Vetëm një fitore me Partizanin nuk mjafton.

Flamurtari i ri u fol se do të ishte shumë konkurues. Nuk ndodhi për shumë javë aq sa drejtuesit larguan trajnerin Garsia pas humbjes me Dinamon (java e 6) dhe afruan Morieron. Me italianin fitoi në Kupë ( me Naftëtarin 5-0) por humbi dy duele radhazi në kampionat. Pavarësisht se shenjat e një rikompozimi më besues u shfaqen edhe përballë Partizanit e Teutës. Fitorja e parë për kuqezinjtë erdhi dje ndërsa kaloi 1-0 kryesuesit e Vllaznisë./Sportiim.al/

Vazhdo leximin