Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Gjermania dhe Britania përshëndesin njohjen e Kosovës nga Siria: Inkurajojmë edhe vendet e tjera
Gjermania dhe Britania kanë mirëpritur vendimin e Damaskut për të njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Një ditë më parë, gjatë qëndrimit në Riad presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se marrëveshja për njohjen e Kosovës nga Siria u arrit me mbështetjen e princit të kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud. Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, e përgëzoi presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për këtë arritje. “Më vjen mirë që e shoh këtë dinamikë të re. Gjermania gjithmonë e ka mbështetur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, shkroi ai në rrjetet sociale. Për ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, njohja e Kosovës nga Siria shënon një “hap të rëndësishëm për pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe rrugëtimin e saj euroatlantik”. “Mbretëria e Bashkuar ka qëndruar me krenari pranë Kosovës...