Real Madrid po përgatit “vjedhjen” e dekadës, gati transferimi i yllit të ri të Barcelonës

Real Madrid po përgatit “vjedhjen” e dekadës, gati transferimi i yllit të ri të Barcelonës

30 Tetor 2025 17:19 Telesport Real Madrid është gjithmonë i kujdesshëm në ndjekjen e talenteve të reja. “Defensa Central” raporton se klubi madrilen po përgatitet për një lëvizje të bujshme. Sipas raportimit në fjalë, bordi i Real Madridit po shqyrton mundësinë e transferimit të Juan Hernandez, mesfushorit me tipare sulmuese që është pjesë e të rinjve të Barcelonës. Hernandez shihet si një futbollist i gjithanshëm i cili, përveç cilësive të tij fizike dhe teknike dhe hapësirës së konsiderueshme për përmirësim, është jashtëzakonisht interesant sepse kontrata e tij skadon qershorin e ardhshëm dhe mund të vijë falas në Madrid. Përveç Real Madridit, për 18-vjeçarin interesohet edhe PSG-ja. Hernandez është i aftë të luajë si mesfushor qendror, mesfushor sulmues ose mesfushor i krahut të majtë, gjë që...