Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
FSHF, ura që bashkon shqiptarët përmes futbollit /Duka: Bazë materiale e fushë të re për çdo fëmijë në Luginën e Preshevës
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, priti sot në një takim zyrtar dy krerët e komunave të Luginës së Preshevës, Kryetaren e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, dhe Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Arbër Pajaziti, të shoqëruar nga zyrtarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Takimi vjen pas organizimit të suksesshëm, në korrik të këtij viti, të turneut të futbollit për fëmijët në Luginën e Preshevës nga FSHF, ku morën pjesë mbi 350 fëmijë të grupmoshës 7 deri në 13 vjeç. Në fazën finale të turneut ishte i pranishëm edhe Presidenti Duka. Gjatë vizitës, krerët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, së bashku me Presidentin Duka, zhvilluan një tur në “Shtëpinë e Futbollit”, ku u njohën nga afër me terrenet stërvitore, qendrën e stërvitjes për...