Abissnet Superiore: Formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 9-të (foto)

Abissnet Superiore: Formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 9-të (foto)

30 Tetor 2025 16:42 Telesport Pas përfundimit të javës së 9-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës. Sipas skemës 1-3-4-2-1, në portë është gardiani i Egnatias, Mario Dajsinani. Herald Marku (Flamurtari), Bruno Dita (Dinamo City) dhe Bruno Lulaj (AF Elbasani) përbëjnë repartin e prapavijës. Në mesfushë janë: Lorenc Trashi (Flamurtari), Higor Vidal (Teuta), Fernando Medeiros (Egnatia) dhe Mohamed Sanogo (Bylis). Alessandro Albanese (Egnatia) dhe Dejvi Bregu (Dinamo City) mbështesin sulmuesin e AF Elbasanit, Blaise Tsague, në majën e sulmit. Trajneri më i mirë është përzgjedhur Francesco Moriero i Flamurtarit. Vlonjatët arritën fitoren e parë në kampionat dhe ky triumf erdhi ndaj kryesuesve të Vllaznisë.