Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Nga talenti më i madh i Liverpool në ligën e tetë angleze, historia e pabesueshme e Jordon Ibe
30 Tetor 2025 17:08 Telesport Në vitin 2012, Liverpool krenohej me 16-vjeçarin Jordon Ibe, i cili në atë kohë konsiderohej si super talent dhe të kuqtë prisnin që ai të bëhej akoma edhe më i mirë se Raheem Sterling. Te Liverpool nuk gjeti hapësirën që i duhej dhe pas disa huazimeve, në vitin 2016 u shit te Bournemouth për 15 milionë paundë, një blerje rekord në atë kohë për klubin e “qershive”. Megjithatë, Ibe rezultoi një transferim i dështuar dhe më pas filloi kalvari i lëvizjeve nga një ekip në një tjetër, gjithmonë e në rënie. Sot, Jordon Ibe, 29 vjeç, ka fimosur me klubin e ligës së tetë, Sittingbourne. “Jemi krenarë të njoftojmë se Jordon Ibe ka zgjedhur Sittingbourne FC në rrugëtimin e tij...