“Tetë ndeshje për të bindur drejtuesit”, ylli i Milanit vendoset në provë të vështirë

“Tetë ndeshje për të bindur drejtuesit”, ylli i Milanit vendoset në provë të vështirë

30 Tetor 2025 17:14 Telesport Santiago Gimenez mund të largohet vetëm pas një viti nga Milan. Sulmuesi meksikan u transferua me shumë bujë gjatë merkatos së janarit në fillim të këtij viti për 35 milionë euro, por deri tani nuk ka bindur aspak te kuqezinjtë. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Santiago Gimenez ka në dispozicion dy muaj, ose më saktë tetë ndeshje, për të bindur drejtuesit e klubit kuqezi që të mos e largojnë gjatë merkatos së janarit. Gjatë merkatos së verës, meksikani u përfol për një shkëmbim kokë më kokë me sulmuesin e Romës, Artem Dovbyk, por në fund marrëveshja mes palëve nuk u realizua dot. Edhe pse ka kontratë deri në vitin 2029, Gimenez mund të largohet që në merkaton e janarit...