Nga Kristal Palasë te Kristal Palasë, Liverpuli i Arne Slot gjëmon krizë

Situatë nga më të errëtat e klubit të famshëm anglez. Kampionët në fuqi të Premier League brenda një muaji, kanë humbur gjashtë nga shtatë ndeshjet e tyre: Anfield po fillon të gjëmojë,asksuh nuk po di të shënojë apo të mbrojë.

Sezonin e kaluar dhe 5 javët e para të aktualit, Liverpuli i Arne Slot ishte dominues. Kampionët në fuqi të Anglisë po kalojnë një fazë jashtëzakonisht të vështirë me një muaj humbjesh që kanë shkatërruar të gjithë punën e mirë të bërë në pjesën e sezonit 2025/26.

Nga 27 shtatori deri më 29 tetor, Reds humbën gjashtë nga shtatë ndeshjet e tyre, dukemarrë vetëm një fitore shkatërruese 5-1 ndaj Frankfurtit në Ligën e Kampionëve.

Pika më e ulët u arrit në Kupën e Ligës, me Kristal Palasë që fitoi 0-3 në Anfield të mërkurën më 29 tetor, një demonstrim i qartë i problemeve të mëdha të një ekipi që, një vit më parë, dominoi Premier League dhe UCL.

Sigurisht që tatpjetën ia ka dhënë skuadra londineze e Kristal Palasë e cila më 25 maj barazoi 1-1 në Anfield e mundi me penallti në finale të FA Cup 2-2 (3-2 pen) më 10 gusht, e kaloi 2-1 më 27 shtator dhe e dërrmoi dje në EFL Kupë 0-3 në Liverpul.

Vazhdo leximin