Skandali bëhet më i madh në Turqi! Ishin nga elita, vetëm një arbitër kishte luajtur 18.227 baste sportive

Skandali bëhet më i madh në Turqi! Ishin nga elita, vetëm një arbitër kishte luajtur 18.227 baste sportive

Para pak ditësh në Turqi doli lajmi se shumë arbitra kishin llogari të hapura në bastet sportive. Edhe pse në fillim dukej se gjyqtarët ishin nga nivelet më të ulëta të garës, tani ka një skandal të ri në Turqi. Me sa duket, në këtë aferë morën pjesë edhe gjyqtarë nga Superliga Turke. Mediat turke raportojnë se dyshohen shtatë gjyqtarë dhe 15 ndihmës gjyqtarë që punojnë në Superligë. “Vetëm një gjyqtar vendosi 18,227 baste”, tha presidenti i TFF-së, Ibrahim Hac?osmanoglu, në një konferencë për shtyp, duke shtuar: “Ne jemi të vendosur të heqim çdo gjurmë korrupsioni nga futbolli. Nuk do të bëjmë përjashtime”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/