Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Crystal Palace “fshin” Liverpool, ndizet alarmi i kuq, 6 humbje në 7 ndeshje, reagon Slot
6 humbje në 7 ndeshjet e fundit janë shifra alarmante, por trajneri Slot nuk preket, të paktën jo për momentin. Liverpool pësoi një tjetër disfatë të rëndë, këtë herë në Carabao Cup, me Crystal Palace që i nxori jashtë Kupës së Ligës pas suksesit 0-3 brenda në “Anfield”. Trajnerit Slot i kushtoi shumë shtrenjtë rotacioni i madh që kishte bërë në këtë takim. Pa Van Dijk, Konaté, Szoboszlai, Gakpo, Wirtz, Salah dhe Ekitike, Liverpool ishte shumë i prekshëm, me Sarr që i goditi dy herë në limitet e pjesës së parë. Sulmuesi nga Senegali realizoi golin e parë në minutën e 41-të, ndërsa katër minuta më pas kompletoi “dopietën” e tij personale. Të kuqtë u përpoqën të riktheheshin në lojë në fraksionin e dytë, por...