Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Perez tregon vështirësitë: As Hamilton dhe Leclerc nuk do të mbijetonin me Verstappen
Vendimi për të qenë në sediljen e dytë të Red Bull është një nga më të lakmuarit, por edhe më të frikshmit në Formula 1. Të ndash garazhin me Maks Vershtapenin mund të jetë po aq përfitim sa edhe mallkim. Përveç Karlos Sainzit te Toro Roso (tani Racing Bulls), me të cilin Vershtapen pati një rivalitet të fortë gjatë sezonit të tyre debutues, katër here kampioni i botës ka dalë fitimtar kundër të gjithë shokëve të tjerë të skuadrës në ekipin kryesor: Daniel Rikardo, Pierr Gasli, Aleks Albon, Serxho Perez, Liam Louson dhe Juki Tsunoda. Nga të gjithë këta, Serxho Perez ishte ai që ndau më shumë kohë me Vershtapenin, nga viti 2021 deri në 2024-ën. Në 90 gara së bashku, ai arriti ta mposhtë...