Moggi “bekon” Spallettin: Zgjedhja më e mirë për Juventusin. Polemikat për tatuazhin e tij? Marrëzira

Moggi “bekon” Spallettin: Zgjedhja më e mirë për Juventusin. Polemikat për tatuazhin e tij? Marrëzira

30 Tetor 2025 14:28 Alfred Lleshi Luciano Moggi, ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, ka komentuar situatën te bardhezinjtë dhe zgjedhjen e trajnerit të ri: “Problemi qëndron te zëvendësimi i trajnerit, në këtë rast Tudor. Kush drejton klubin duhet të kuptojë çfarë nuk funksionon, sepse janë ndërruar disa trajnerë. Kjo do të thotë se diçka nuk shkon në mekanizëm, duhet pak vaj në ingranazhe”. I pyetur nëse Luciano Spalletti është njeriu i duhur për të rilançuar Juventusin, Moggi u shpreh qartë: “Është më i miri ndër të disponueshmit për momentin. Kjo skuadër nuk ka personalitet të madh, i duhet dikush që di ta bëjë zanatin e tij dhe që është i besueshëm. Për këtë arsye Spalletti është një zgjedhje e qëlluar. Pastaj gjithçka do të varet...