Napoli tenton një “djall të kuq” për mesfushën, huazim pa detyrim blerjeje

Napoli tenton një “djall të kuq” për mesfushën, huazim pa detyrim blerjeje

30 Tetor 2025 14:45 Alfred Lleshi Napoli po planifikon lëvizje në merkaton e janarit për të forcuar mesfushën, pas dëmtimit të rëndë të Kevin De Bruyne (do mungojë deri në shkurt) dhe largimit të mundshëm të Anguissa për Kupën e Afrikës. Sipas “Corriere dello Sport”, objektivi kryesor është Kobbie Mainoo i Manchester United, një lojtar që Napoli e kishte ndjekur edhe verën e kaluar. Klubi axurr synon një huazim të pastër, pa detyrim blerjeje, duke përfituar nga fakti që Mainoo nuk llogaritet si “over” në listën e UEFA-s, çka e bën alternativë të vlefshme për të tashmen dhe të ardhmen. Megjithatë, edhe pse është një përforcim me perspektivë, Mainoo mund të mos ketë menjëherë fuqinë fizike dhe përvojën për ta zëvendësuar plotësisht Anguissa në rast...