Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Atletico Madrid nis spastrimet, tre lojtarë të konsideruar të tepërt do të largohen në janar
30 Tetor 2025 13:14 Telesport Merkato e janarit ka të ngjarë të jetë shumë e nxehtë për Atletico Madrid, veçanërisht për sa i përket largimeve. Sipas “Mundo Deportivo”, skuadra “colchoneros” mund të vendosë të ndahet me tre lojtarë. I pari është Alexander Sørloth. Klubi do të donte të përqendrohej në talente të tjera sulmuese dhe shitja e tij mund të jetë çelësi për të zhbllokuar çdo negociatë dhe afrim. Ndaj, largimi i 29-vjeçarit norvegjez duket i pashmangshëm. Gjithashtu, në listën e largimeve të mundshme janë edhe mbrojtësi anësor Nahuel Molina (27 vjeç) dhe mbrojtësi i qendrës Marc Pubill (22 vjeç). Të dy lojtarët po kërkojnë më shumë kohë loje dhe qëndrueshmëri.