Tension i lartë mes Vinicius dhe Alonso. Braziliani kërkoi falje publike, por paqja mbetet larg

Tension i lartë mes Vinicius dhe Alonso. Braziliani kërkoi falje publike, por paqja mbetet larg

30 Tetor 2025 13:43 Alfred Lleshi Megjithëse Real Madridi arriti një fitore të madhe ndaj Barcelonës në “El Clásico” (2-1), në Spanjë po flitet më shumë për sjelljen e Vinicius Jr. sesa për triumfin. Braziliani, i zëvendësuar në pjesën e dytë nga Xabi Alonso, reagoi me gjeste të dukshme zemërimi, duke nxitur thashethemet për përçarje me trajnerin. Të mërkurën kërkoi falje në rrjetet sociale: “Dua të kërkoj ndjesë ndaj tifozëve të Real Madridit për reagimin tim gjatë zëvendësimit në ‘El Clásico’. Iu kam kërkuar falje edhe shokëve të ekipit, klubit dhe presidentit”. Sidoqoftë, mungesa e çdo përmendjeje për trajnerin Alonso nuk kaloi pa u vënë re. Sipas mediave madrilene, marrëdhënia mes tyre është e tensionuar prej kohësh, aq sa Vinicius ka menduar të largohet nga...