Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur kryetarët e partive politike në takim nesër ndërsa Kosova vazhdon përpjekjet për formimin e një qeverie të re gati nëntë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.
Bekim Kupina, këshilltari i Osmanit, tha për Radion Evropa e Lirë se takimi do të mbahet të premten në orën 12.
Pas dështimit të Albin Kurtit për të bërë qeverinë, Presidentja duhet të caktojë një mandatar tjetër për formimin e qeverisë brenda 10 ditësh.
Zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë tashmë duket se janë të pashmangshme./vizionplus.tv
