“Do të doja që Air Albania të ishte falas për tifozët e Kombëtares”! Rrëfimi i Armand Dukës, flet për gjithçka

“Do të doja që Air Albania të ishte falas për tifozët e Kombëtares”! Rrëfimi i Armand Dukës, flet për gjithçka

Presidenti Armand Duka, ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Hajde Flasim” në TV 21, në Maqedoninë e Veriut. Në këtë intervistë, e para e tij në një studio televizive në Maqedoninë e Veriut, kreu i futbollit shqiptar foli gjerësisht për Kombëtaren shqiptare, për lojtarët me origjinë shqiptare që përfaqësojnë Shqipërinë, si dhe për ata që kanë zgjedhur të luajnë për Maqedoninë e Veriut apo Kosovën. Presidenti Duka u ndal gjithashtu te marrëdhëniet me presidencën e re të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së  Veriut, roli i tij si Zëvendëspresident i UEFA-s, organizimi i finaleve të Kampionatit Europian U-21 në bashkëpunim me Serbinë dhe shumë çështje të tjera me interes për publikun. Më poshtë, intervista e plotë e Presidentit Duka. Sa e rëndësishme është për...