Guardiola i kënaqur me rikthimin e sulmuesit nga dëmtimi dhe për golin: Kemi nevojë për të

Guardiola i kënaqur me rikthimin e sulmuesit nga dëmtimi dhe për golin: Kemi nevojë për të

30 Tetor 2025 12:24 Telesport Trajneri Pep Guardiola ishte i kënaqur që Omar Marmoush më në fund shënoi golin e tij të parë sezonal me Manchester City. Sulmuesi egjiptian shënoi dje në fitoren 3-1 të “qytetarëve” ndaj Swansea në Carabao Cup. Marmoush u vendos në rolin e sulmuesit kryesor në këtë ndeshje, ndërsa Erling Haaland u la pushim. “Po bëhet gjithnjë e më mirë. Jam i lumtur për të sepse një sulmues ka nevojë për gola dhe për vetëbesimin e tij kjo do të jetë e rëndësishme”, tha Guardiola. “Ai ka qenë i lënduar për një kohë të gjatë dhe sigurisht që të luash në pozicionin e Erling është e rëndësishme. E dimë që në shumë ndeshje kemi nevojë për dy sulmues dhe është shumë...