Mosformimi i Qeverisë së re në Kosovë, shteti rrezikon mospagimin e pensioneve, pagave dhe shërbimeve

Mosformimi i Qeverisë së re në Kosovë, shteti rrezikon mospagimin e pensioneve, pagave dhe shërbimeve

Presidentja Vjosa Osmani i ka thirrur kryetarët e partive politike në një takim për të premten në mesditë, teksa Kosova vazhdon përpjekjet për formimin e një qeverie të re gati nëntë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve. Bekim Kupina, këshilltari i Osmanit, tha për Radion Evropa e Lirë të enjten se takimi do të mbahet nesër në orën 12:00. Osmani pritej t’i ftonte ata për takim konsultativ, pasi i mandatuari i parë nga ajo, Albin Kurti i partisë fituese Lëvizja Vetëvendosje, dështoi të fitonte votat të mjaftueshme në Kuvend të dielën për ta zgjedhur qeverinë e re. Ajo duhet ta caktojë një mandatar tjetër për formimin e qeverisë brenda 10 ditësh nga dështimi i mandatarit të parë, sipas Kushtetutës. Megjithatë, nuk është e qartë nëse do të caktohet një...