Kylian Mbappé, ylli i Real Madridit, ka shtuar në koleksionin e tij një BMW i7 plotësisht elektrike, me vlerë rreth 130 mijë euro. Makina përfaqësuese, pjesë e partneritetit “BMW-Real Madrid”, do t’i shtohet garazhit të tij luksoz, por me një detaj të veçantë: Mbappé ende nuk ka patentë drejtimi.
Ky fakt riktheu vëmendjen mbi pasionin e kampionit francez për automjetet luksoze; Ferrari, Mercedes, Audi RS e shumë modele të tjera, që deri tani janë përdorur nga shoferë të tjerë. BMW i7 e personalizuar, me targë dhe detaje të veçanta, promovon mobilitetin elektrik, ndërsa lojtarë të tjerë si Vinícius dhe Bellingham janë parë duke vozitur mbi to. Mbappé, tani për tani do të ulet në sediljen e pasagjerit.
Zgjedhja për të mos marrë patentë nuk është rastësore. Ai dëshironte të qëndronte larg syrit të publikut gjatë adoleshencës. Ndër makinat e tij të tjera të njohura janë Ferrari 488 Pista, Ferrari SF90 Stradale, Mercedes V-Class, Volksëagen Tiguan, Range Rover dhe më parë Volksëagen ID.5 dhe Audi RS e-tron GT, gjatë periudhës te PSG-ja.
Mbappé merr dhuratë luksoze dhe të personalizuar, por ka një problem; nuk di ta ngasë
