Burimi: 
								Telesport.al
								
							 
                                
                                    Foto © Telesport.al                                
                            “Vlahovic duhet të luajë gjithmonë, Yildiz mund të jetë Kvaratskhelia i Juventusit”
                            30 Tetor 2025 11:00 Alfred Lleshi Walter Sabatini, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, komentoi momentin e Juventusit dhe ardhjen e Luciano Spallettit. Ai tha se trajneri i ri mund t’i përmirësojë performancat e tre sulmuesve, që deri tani nuk kanë shkëlqyer: “Loja e Spallettit është bujare dhe e favorshme për sulmuesit. Icardi tek Interi shënonte pothuaj një gol për ndeshje, po ashtu Osimhen. Luciano sjell gjithmonë 5-6 lojtarë në zonë me linja pasimi të sakta. David do të rifitojë ritmin e Lille, edhe Vlahovic do të shfaqë më të mirën e tij”. Sabatini shtoi se Dusan Vlahovic, edhe me kontratë në përfundim, duhet të luajë gjithmonë: “Tani rëndësi kanë ndeshjet dhe kualifikimi në Champions, jo e ardhmja. Vlahovic mund t’i japë shumë Juventusit”....
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                    
                    
                    
                   