“Fitoret radhazi duhet të jenë diçka normale për Manchester United, Amorim e meriton”

“Fitoret radhazi duhet të jenë diçka normale për Manchester United, Amorim e meriton”

Duket se Manchester United ka dalë nga kriza dhe rezultatet e ndeshjeve të fundit e konfirmojnë këtë. Fitorja 4-2 ndaj Brighton riktheu një nga protagonistët e sezoneve të fundit në Premier League, sulmuesin Matheus Cunha, që këtë vit debuton me “djajtë e kuq”. Cunha shënoi golin e tij të parë për Manchester United, ndaj braziliani nuk e fshehu gëzimin e tij: “Më në fund! Kam punuar shumë për këtë. Natyrisht, do të doja të kontribuoja edhe më shumë, por rëndësi ka që fituam dhe kjo është në rregull”. “Kur luan në sulm, duhet të shënosh dhe unë duhet të kontribuoj. Sigurisht, nëse performancat e mia ndihmojnë ekipin dhe shkojnë mirë, jam edhe unë i lumtur. Kjo më ndihmon, jam shumë i lumtur që jam këtu”,...