Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Triumf zemre ndaj Partizanit, derbi i takon Dinamos (VIDEO)
Këtë të mërkurë u luajtën ndeshjet e fundit të javës së 9-të të Superiores. Derbi i takon Dinamos, me dinamovitët që fituan 2-0 ndaj Partizanit në “Elbasan Arena”. Të besuarit e Ilir Dajës kaluan në epërsi falë autogolit të Atanaskovskit, ndërsa suksesi u “vulos” nga Neziri. Dinamo renditet në vendin e katërt, sakaq Partizani e sheh veten në vendin e tetë. Flamurtari triumfoi 1-0 në Vlorë, duke befasuar kështu Vllazninë. Ndeshja ndaj shkodranëve u vendos nga një gol i Markut me penallti, në minutën e 76-të. Sfida tjetër mes Tiranës dhe Elbasanit përfundoi 1-4.