“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin në karrige kimioterapitë

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin në karrige kimioterapitë

Gazetari Osman Stafa, në “Top Story” solli shqetësimin për kushtet që përballen pacientët e prekur me kancer në spitalin e Onkologjikut.  Teksa e cilësoi spitalin si “kamp përqendrimi”, Stafa tha se pacientët paguajnë para edhe për t’u ulur në poltron, madje disa prej tyre, i marrin kimiot edhe në karrige.  “Është kamp përqendrimi te Onkologjiku. Për poltron duhet të paguash lek aty ku bëhet kimioterapi. Japin 20-30- mijë lekshat për të marrë një vend. Rrinë në karrige për të bërë kimioterapi 6-7 orë. Janë karrige druri, nëna nga 70 vjeç, pa poltrone. Duhen blerë pajisjet jetike për pacientët që vuajnë nga kanceri”-u shpreh Stafa.  Gazetari solli edhe dëshminë e një pacienteje me kancer, e cila nuk mund të kryejë brakiterapinë në Onkologjik, por i duhet të...