Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Vuçiç i mohon akuzat se qëndron pas incidenteve antiturke në Mal të Zi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka mohuar të mërkurën se qëndronte pas incidenteve që kishin në shënjestër emigrantët turq në Mal të Zi dhe shtoi se “nuk kishte idenë se kjo po ndodhte”. Duke iu përgjigjur akuzave nga Podgorica se Mali i Zi po hakmerret ndaj Turqisë për shkak se Ankaraja e furnizoi Kosovën me dronë, Vuçiq tha se “një gjë e tillë nuk i kishte shkuar kurrë në mendje”. “Ata duhet të bëjnë një agjendë të re, sepse nuk dinë çfarë të ofrojnë përveç urrejtjes ndaj çdo gjeje serbe”, tha Vuçiq. Incidentet në Mal të Zi filluan më 26 tetor, pas një përleshjeje në të cilën u plagos një banor i Podgoricës, dhe për të cilën dyshohen dy shtetas të huaj. Përleshja nxiti...