Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Një autogol qesharak i kushton rëndë Partizanit, Dinamoja fiton derbin me “demat e kuq”
Dinamoja ka fituar derbin e sotëm me Partizanin. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka mposhtur “demat e kuq” me shifrat 2-0. Sfida u zhbllokua në minutën e 54-t të saj. Ishte një autogol qesharak nga Atanaskovski ai që i hapi udhën e fitores “nëndetëses blu”. Më pas Neziri vulosi shifrat përfundimtare në 2-0 në favor të Dinamos. Ky derbi u shoqërua edhe me polemika të mëdha, teksa Partizanit iu anulluar një gol, i cili mund të kishte ndryshuar rrjedhën e lojës./Sport Ekspres/