Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Skandal”, njohja e Kosovës nga Siria nuk pritet mirë në Beograd
Njohja e Kosovës nga Siria nuk është pritur mirë në Beograd. Media serbe e ka konsideruar “skandal” njohjen e Kosovës nga Republika Arabe e Sirisë këtë të mërkurë, më 29 tetor. “Skandal: Siria njeh të ashtuquajturën Kosovë”, është titulli i artikullit të medias serbe “B92”. Më pas artikulli vazhdon: “Damasku ka njohur zyrtarisht të ashtuquajturën Kosovë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme Siriane. Një takim i përfaqësuesve të udhëheqjes së Sirisë, Arabisë Saudite dhe të ashtuquajturës Kosovë u mbajt në Riad të mërkurën.” Lajmi i mirë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Siria, u bë i ditur më herët këtë të mërkurë nga presidentja Vjosa Osmani. Në një njoftim në Facebook, Osmani tha se marrëveshja për njohjen e Kosovës nga Siria u arrit me mbështetjen e Princit...