Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Rezultate surprizë/ Elbasani fiton ndaj Tiranës, Dinamo triumfon në derbi
Java e nëntë e Kategorisë Superiore u mbyll me dy ndeshje me shumë gola dhe rivalitet. Elbasani fitoi 4-1 ndaj Tiranës në “Air Albania”, duke marrë tri pikë të vlefshme në garën për kreun. Tsague ishte protagonist me dy gola në pjesën e parë, ndërsa Tirana reagoi në pjesën e dytë me Tabekou që ngushtoi shifrat. Megjithatë, në minutat shtesë, Ze Gomes dhe Diallo vulosën fitoren e thellë për miqtë. Me këtë sukses, Elbasani ngjitet në vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa Tirana mbetet e parafundit me vetëm gjashtë pikë. Në takimin tjetër, Dinamo mposhti 2-0 Partizanin në derbin e kryeqytetit. Autogoli i Atanaskoskit dhe goli i Nezirit në pjesën e dytë vendosën fatin e sfidës. Fitorja e çon Dinamon në vendin e katërt,...