Juventus rikthehet më në fund te fitorja, Roma bën detyrën ndaj Parmës. Como ngjitet në vendin e 4-të

Juventus rikthehet më në fund te fitorja, Roma bën detyrën ndaj Parmës. Como ngjitet në vendin e 4-të

Juventus është rikthyer më në fund te fitorja, pas 5 javësh. Bardhezinjtë fituan 3-1 në “Allianz Stadium” ndaj Udinese. Për bardhezinjtë e drejtuar nga trajneri i përkohshëm, Massimo Brambilla, vendosi penalltia e shndërruar në gol nga Dusan Vlahovic në minutën e 5-të. Sulmuesi serb e fitoi vetë penalltinë, pas një kontakti në zonë me Saba Goglichidze. Në fund të pjesës së parë, Nicolo Zaniolo barazon shifrat për Udinese. Federico Gatti i dha avantazhin Juventusit në minutën e 66-të, pasi shënoi me kokë pas krosimit të Cambiaso. Kenan Yildiz vulosi fitoren 3-1 nga pika e bardhë e penalltisë në minutat e fundit shtesë, e fituar nga vetë fantazisti turk pasi u pengua në zonë. Pas kësaj fitoreje, Juventus ngjitet në vendin e 6-të me 15 pikë....