Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkollat e Kosovës

Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkollat e Kosovës

Gjykata Supreme e refuzoi një padi që kërkonte lejimin e shamisë islame në shkolla, duke konfirmuar autoritetin e Ministrisë së Arsimit për rregullat e veshjes.  Padia u ngrit nga Rrjeti “Arrita”, i cili argumentoi se ndalimi i shamisë cenon të drejtat kushtetuese për lirinë e besimit.  Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë të mërkurën një padi që kërkonte lejimin e bartjes së shamisë islame në shkollat e Kosovës, duke konfirmuar se Ministria e Arsimit e ka në dorë të vendosë për rregullat e veshjes së nxënësve në shkolla.  Rrjeti i Femrave për Zhvillim Profesional “Arrita” i kishte kërkuar Supremes ta shpallte të paligjshëm dhe ta shfuqizonte nenin e udhëzimit administrativ 06/2014 të Ministrisë së Arsimit (MASHT) në lidhje me kodin e mirësjelljes dhe masat disiplinore...