I vetëm “kundër të gjithëve”, si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

I vetëm “kundër të gjithëve”, si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

“Lëvizja Vetëvendosje është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen…”, kështu nis kjo parti politike përshkrimin e historikut të veprimtarisë së vet në Kosovë. E themeluar në vitin 2005, fillimisht si një lëvizje e pavarur antiestablishment, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me në krye Albin Kurtin, hyri në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2010. Nëntë vjet më vonë, nga zgjedhjet parlamentare doli si partia e parë, dhe siguroi 29 vende në Kuvend. Lideri i LVV-së, Kurti, bashkëqeverisi me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për 51 ditë. Qeveria e tij ra në marsin e 2020-tës, pas një mocioni mosbesimi nga partnerja qeverisëse. Një vit më vonë, LVV-ja siguroi 58 vende në Kuvend, pasi fitoi mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare....