Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Zaniolo befason Juventusin në fund të pjesës së parë, “paqe” me “nerva” në “Olimpico” (video)
29 Tetor 2025 19:20 Telesport Kanë përfunduar 45 minutat e para në tre takimet e radhës për javën e 9-të në Serie A. Në “Allianz Stadium”, Juventus po barazon 1-1 ndaj Udinese. Për bardhezinjtë e drejtuar nga trajneri i përkohshëm, Massimo Brambilla, vendosi penalltia e shndërruar në gol nga Dusan Vlahovic në minutën e 5-të. Sulmuesi serb e fitoi vetë penalltinë, pas një kontakti në zonë me Saba Goglichidze. Në fund të pjesës së parë, Nicolo Zaniolo barazon shifrat për Udinese. Në “Olimpico”, Roma po barazon pa gola ndaj Parmës. Në minutën e 40-të, verdhekuqtë gjetën golin me Mattias Soule. Argjentinasi shënoi me një goditje të bukur nga brenda zonës, pas një topi të kthyer mbrapsht nga mbrojtësit miq. Ndërhyn VAR dhe si përfundim goli...