Arben Shehu ankohet në Kuvend: Institucionet, përfshirë Kryeministrinë i mbyllin derën KLSH 

Arben Shehu ankohet në Kuvend: Institucionet, përfshirë Kryeministrinë i mbyllin derën KLSH 

Punonjësit e Kontrollit të Larë të Shtetit po pengohen nga institucionet për të kryer auditimet! Shqetësimin e ngriti kreu i KLSH, Arben Shehu në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Nismat Qytetare dhe atij të Ekonomisë, Punësimit dhe Financave.  “Kemi auditime të cilat nuk kanë mundur të ecin në rrjedhën e duhur, në ritmin e duhur për shkak jo tonit po mosdhënies së aksesit nga institucionet. Veçanërisht kur kërkohet aksesi në sisteme. Sepse një pjesë e veprimeve në disa institucioneve kryhen në sistem. Mosdhënia e aksesit çon në pamundësi të kryerjes së auditimit”, u shpreh kreu i KLSH-së.  Ndërkohë, Shehu adresoi edhe ankesa të punonjësve dhe ish-punonjësve të të KLSH-së se ishin gjendur para pamundësisë për të audituar punën e Kryeministrit, dhe iu referua një letër-ankese të dorëzuar në komision, ku kërkohej sipas tij, “suporti i Kuvendit për KLSH-në që të...