Kosova/ Fitore të rëndësishme, ia dalin Llapi e Drenica

Kosova/ Fitore të rëndësishme, ia dalin Llapi e Drenica

Pas gjashtë fitoreve radhazi, skuadra kryesuese e Albi Mall Superligës, Prishtina ka pësuar humbje. Në ndeshjen e javës së 11-të, bardhekaltrit e kryeqytetit janë mposhtur në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë nga Llapi, me rezultat 2:1. Skuadra e trajnerit Tahir Batatina u tregua këmbëngulëse dhe në fund ia doli të ndërpresë serinë pozitive të Prishtinës, me golat e Edon Sadriut (40’) dhe Alex Gnapit (53’), teksa golin e vetëm për Prishtinën e realizoi Leotrim Kryeziu (68’). Pas kësaj fitoreje, Llapi ngjitet në vendin e pestë me 16 pikë, kurse Prishtina mbetet në krye të tabelës me 25 pikë, por tashmë Ballkani ka vetëm tri pikë më pak në pozitën e dytë. Humbje si mysafire pësoi edhe skuadra kampione në fuqi, Drita, e cila u mposht...