Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Siria njeh Kosovën, Osmani: Republika jonë po ecën përpara
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se Siria ka njohur pavarësinë e Kosovës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Osmani shkruan se Republika e Kosovës po ecën përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë. “Siria njeh Kosovën! Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë. Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe...