Kosovë/ Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për lejimin e mbulesës islame në shkolla

Kosovë/ Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për lejimin e mbulesës islame në shkolla

Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë të mërkurën një padi që kërkonte lejimin e bartjes së shamisë islame në shkollat e Kosovës, duke konfirmuar se Ministria e Arsimit e ka në dorë të vendosë për rregullat e veshjes së nxënësve në shkolla. Rrjeti i Femrave për Zhvillim Profesional “Arrita” i kishte kërkuar Supremes ta shpallte të paligjshëm dhe ta shfuqizonte nenin e udhëzimit administrativ 06/2014 të Ministrisë së Arsimit (MASHT) në lidhje me kodin e mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta. Rrjeti kishte argumentuar se udhëzimi administrativ në fjalë nuk mund ta ndalonte ushtrimin e të drejtave dhe lirive kushtetuese të vajzave që mbajnë shaminë islame, e njohur edhe si hixhab. Ky rrjet tha në padi se në katër...