Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ndërroi jetë në aksident, ‘Flamurtari’ nderon 17-vjeçarin Leandro Shametaj
Para ndeshjes Flamurtari–Vllaznia, një moment prekës u shënua në kujtim të Leandro Shametajt, 17-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor, teksa kthehej nga puna si kamarier. Futbollistët e Flamurtarit vendosën trëndafila të bardhë dhe fotografinë e tij në këndin e tifozëve, ndërsa i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë dhe duartrokiti për një minutë në nderim të kujtimit të tij. Kujtojmë se Shametaj u përplas nga një eutomjet teksa kthehej nga puna me motorin e tij gjatë mbrëmjes. Nga të dhënat rezultoi se shoferi i automjetit që përplasi 17-vjeçarin, ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit dhe po e ngiste makinën me shpejtësi të lartë.