Carvajal do të mungojë për një kohë të gjatë, Real Madrid gjen zëvendësuesin në Serie A

Carvajal do të mungojë për një kohë të gjatë, Real Madrid gjen zëvendësuesin në Serie A

29 Tetor 2025 17:48 Telesport Dani Carvajal pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë, për shkak dëmtimi të pësuar në “El Clasico-n” e fundit. Për këtë arsye, Real Madrid po mendon të ndërhyjë në merkato. Objektivi i madrilenëve është mbrojtësi i djathtë i Romës, Zeki Celik. 28-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me verdhekuqtë dhe transferimi i tij brenda merkatos së janarit mund të arrihet për një shifër rreth 10 milionë euro. Dihet që Real Madrid ka dhe Alexander Arnold në krahun e djathtë, por madrilenët nuk duan të rrezikojnë të mbeten vetëm me një lojtar në këtë krah, ndaj janë të detyruar të ndërhyjnë në merkato.