Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki te vendit! Pas qortimit të Ramës, priten…

Në kuadër të ligjit për Paketën e Maleve Këshilli i Ministrave ka miratuar zonat prioritare për zhvillim në disa bashki të vendit. Konkretisht në mledhjen e sotme janë miratuar hartat në bashkitë Belsh, Përmet, Skrapar dhe Elbasan. 

Vendimi i qeverisë vjen rreth 1 javë pas takimit të kryeministrit Rama me kryebashkiakët e vendit, shumicën e të cilëve i qortoi për neglizhencë, pasi nuk kishin dorëzuar pranë Këshillit të Ministrave hartën me zonat e përzgjedhura si prioritare për zhvillim, në bashkitë përkatëse. 

Gjatë takimit, Rama urdhëroi për secilën bashki ngritjen e një task-force të përbërë nga 3 persona, e cila do të shërbejë për t’i ardhur në ndihmë, apo për t’i lehtësuar procedurat personave që kanë shpallur interesim për të qenë pjesë e 500 të parëve që do t’i miratohet leja për të invesuar. 500 investitorët e parë përfitojnë një kontratë 10 vjeçare ku për këtë periudhë kohore, nuk do të paguajnë asnjë taskë në shtet. 

VKM 

V E N D I M

PËR

SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË BELSH

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të  ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Belsh të disa zonave, si më poshtë vijon:

a) Zonës nr.1, njësia administrative Belsh, fshati Qafshkallë, me sipërfaqe 126.4 (njëqind e njëzet e gjashtë pikë katër) ha, sipas hartës në sistemin  KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;

b) Zonës nr.2, njësia administrative Belsh, fshati Gradishtë, me sipërfaqe 1.49 (një pikë dyzet e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;

c) Zonës nr.3, njësia administrative Belsh, fshati Seferan-Hysë, me sipërfaqe 68 (gjashtëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin  KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;

 ç) Zonës nr.4, njësia administrative Rrasë, fshati Shegas, me sipërfaqe 69.8 (gjashtëdhjetë e nëntë pikë tetë) ha, sipas hartës në sistemin  KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;

d) Zonës nr.5, njësia administrative Fierzë, fshati Fierzë, me sipërfaqe 143.9 (njëqind e dyzet e tre pikë nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto.

2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këto zona janë:

a) të zhvillimit ekonomik;

b) të zhvillimit industrial;

c) të zhvillimit turistik.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Belsh për zbatimin e këtij vendimi.

     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

V E N D I M PËR

SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN  E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË ELBASAN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të  ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave:

V E N D O S I:

1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Elbasan të disa zonave, si më poshtë vijon:

a) Zonës nr.1, njësia administrative Funar, me sipërfaqe 1 439, 89 (një mijë e katërqind e tridhjetë e nëntë presje tetëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;

b) Zonës nr.2, njësia administrative Gjinar, me sipërfaqe 1 047, 74 (një mijë e dyzet e shtatë presje shtatëdhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;

c) Zonës nr.3, njësia administrative Tregan, me sipërfaqe 398,1 (treqind e nëntëdhjetë e tetë pikë një) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;

ç) Zonës nr.4, njësia administrative Shushicë, me sipërfaqe 705,96 (shtatëqind e pesë presje nëntëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto.

2. Shtrirja, kufijtë pikat e hyrjes dhe të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këto zona janë:

a) të zhvillimit ekonomik;

b) të zhvillimit industrial;

c) të zhvillimit turistik.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Elbasan për zbatimin e këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

V E N D I M PËR

SHPALLJEN E NJË ZONE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË PËRMET

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Përmet të zonës nr.1, njësia administrative Çarçovë, fshatrat Kanikol dhe Draçovë, me sipërfaqe 2.04 (dy pikë zero katër) km², sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto.

2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë:

– të zhvillimit ekonomik;

– të zhvillimit industrial;

– të zhvillimit turistik.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Përmet për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

V E N D I M PËR

SHPALLJEN E NJË ZONE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË SKRAPAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të  ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Skrapar të zonës zhvillimore nr.1, Helmës-Staraveckë, njësia administrative Potom, me sipërfaqe 258 (dyqind e pesëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto.

2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë:

a) të zhvillimit ekonomik;

b) të zhvillimit industrial;

c) të zhvillimit turistik.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Skrapar për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.