Nga dhimbja në respekt/ Homazh për 17-vjeçarin Leandro Shametaj para sfidës së Superiores

Nga dhimbja në respekt/ Homazh për 17-vjeçarin Leandro Shametaj para sfidës së Superiores

Një aksident i mori jetën Leandro Shametajt në Vlorë, me 17-vjeçarin që po kthehej nga puna, ku punonte si kamarier, kur u përplas për vdekje nga një automjet tip “Porsche”. Para sfidës së Superiores mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, futbollistët e të dyja skuadrave shkuan për të vendosur nga një trëndafil të bardhë pranë fotos së tij, me imazhin që ishte i vendosur në këndin e tifozëve. Natyrisht, të gjithë të pranishmit duartrokitën për një minutë në nderim të kujtimit të tij, ndërsa më pak filloi normalisht ndeshja.