Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
E rëndë/ Djali vret me bastun babanë, ja çfarë dyshohet
Një krim i rëndë ka tronditur sot Greqinë, ku djali 51-vjeçar akuzohet se ka vrarë me bastun babanë e tij të moshuar. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Iasmos, Rodopi, kurse viktima është 82 vjeç. Rrethanat dhe motivet mbeten ende të paqarta sipas “Protothema”. Sipas informacioneve, rreth orës 4 të mëngjesit një fqinj njoftoi policinë për një rrëmujë në shtëpinë e familjes. Kur policia mbërriti në vendngjarje, gjeti të moshuarin të vdekur brenda dhe djalin 51-vjeçar të ulur, i qetë, pranë tij. Viktima ishte goditur në fytyrë dhe pjesën e barkut, me njolla të qarta gjaku. Plagët në kokë u konstatuan në ballë dhe pjesët anësore. Goditjet, megjithatë, nuk i shkaktuan menjëherë vdekjen, pasi mjekët mendojnë se fataliteti erdhi nga arresti kardiak, por i...