Liverpool nuk ‘fal’ West Ham dhe ‘kap’ titullin, Chelsea i hap punë vetes me barazimin ndaj Ispwich

Kanë përfunduar 3 ndeshjet e drekës në Premier League, të vlefshme për javën e 32-të. Në “Stamford Bridge”, Chelsea bëri një hap fals duke barazuar në shtëpi 2-2 ndaj Ipswich.
Pjesa e parë ka qenë katastrofë për “Blutë” e drejtuar nga Enzo Maresca, të cilët e panë veten në disavantazhin e dy golave. Ipswich shënoi dy herë në pjesën e parë me Enciso 19′ dhe Johnson 31′. Kundërpërgjigjja e “Bluve” erdhi direkt në pjesën e dytë, ku ngushtuan shifrat me autogolin e shënuar nga Tuanzebe. Në minutën e 80-të, Jadon Sancho barazon shifrat 2-2, rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Një hap fals ky për “Blutë” e Maresca-s, të cilët nuk arrijnë të fitojnë ndaj një ekipi që ka prerë “biletën” për në Championship. Chelsea renditet në vendin e pestë me 54 pikë, vend që të dërgon në Champions League, pas tyre vjen Aston Villa me 54 pikë dhe Newcastle me 53 pikë, por me dy ndeshje më pak se “Blutë”.
Liverpool afrohet gjithnjë e më shumë me titullin zyrtarisht. Të kuqtë fituan në “Anfield” 2-1 ndaj West Ham, në një ndeshje ku të tre golat u shënuan nga lojtarët vendas. Liverpool shënoi fillimisht me Luis Diaz në minutën e 18-të, në minutën e 86-të Andy Robertson shënon autogol në portën e tij, por vendasit nuk dorëzohen dhe gjejnë golin e avantazhit me Van Dijk në minutën e 89-të.
Në ndeshjen tjetër, Wolves fitoi 4-2 ndaj Tottenham.