Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Vinicius Junior i kërkon falje të gjithëve te Real Madrid, por jo atij më të rëndësishmit
29 Tetor 2025 16:56 Telesport Vinicius Junior ka reaguar për herë të parë publikisht përmes rrjeteve sociale për gjestin e shëmtuar që bëri në “El Clasico”, kur u zëvendësua nga Xabi Alonso në minutën e 72-të. “Ndonjëherë, pasioni dhe dëshira ime është të ndihmoj ekipin të marrë kontrollin. Shpirti im garues vjen nga dashuria që kam për këtë klub dhe gjithçka që ai përfaqëson. U kërkoj falje tifozëve, shokëve të ekipit, klubit dhe presidentit”, shkruan Vinicius Junior. Megjithatë, Vinicius Junior nuk ka përmendur në faljen e kërkuar trajnerin Xabi Alonso-n, duke shtuar zërat për një krisje përfundimtare mes tyre. Mbetet për t’u parë çfarë do vendosë Alonso për sulmuesin brazilian në ndeshjen e ardhshme të Real Madridit.