Kategoria e Parë/ Skënderbeu pëson humbje, korçarët sherr me njëri-tjetrin

Kategoria e Parë/ Skënderbeu pëson humbje, korçarët sherr me njëri-tjetrin

Tension te kryesuesit e Skënderbeut në javën e nëntë, ndërsa Besa siguroi fitoren e parë të sezonit. Laçi u ndal në Gjirokastër. Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri mbylli raundin e nëntë. Këtë të mërkurë duke nisur nga ora 14:00 u zhvilluan pesë takime, ku nuk munguan surprizat. Në Fushë-Krujë, vendasit e Kastriotit ia dolën të fitonin 3-2 kundër kryesuesve të Skënderbeut. Tension dhe protesta nga krutanët, që braktisën për disa çaste fushën pas golit me penallti nga Skënderbeu. Sfida nisi mirë për miqtë që gjetën golin me Abubakar në minutën e 27-të. Pas golit pati protesta nga Kastrioti në drejtim të kryesorit Laver Alla për një pozicion jashtë loje, ndërsa krutantë u tërhoqën për disa minuta nga fusha dhe u rikthyen në lojë....