Besa merr fitoren e parë, Skënderbeu humbjen e parë, Laçi një pikë ndaj Luftëtarit

Kategoria e Parë luajti sot 5 takimet e mbetura të javës së 9-të të saj. Pas Apolonia- Iliria luajtur dje (0-0), këtë pasdite të gjitha skuadrat pjesëmarrëse u përballen në 5 çifte.

Kryesusesit Skënderbeu e Laçi ishin udhëtuese me korçarët që pësuan humbjen e parë në kampionat. Korçarët u thyen në Fushë Krujë nga Kastrioti me shifrat 3-2. Takim i cili u shoqërua me dy kartonë të kuq, një për skuadër.

Nga ana e tij Laçi nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në Gjirokastër me AF Luftëtarin. Në Peshkopi zhvillimet te Korabi- Pogradeci erdhën në fund. Pas avantazhit të miqëve në pjesën e parë, barazimi i vendasëve dhe goli i fitores shënuar nga Pere u regjistruan në të 81′ dhe 85′.

Ndrkaq Besa mundi 3-1 Kukën në Luz të Vogël duke regjistruar fitoren e parë sezonale.

Duel mjaft intersant u zhvillua në “Liri Ballabani” teksa Burreli dhe Lushnja barazuan pa gola 0-0.

Sot ora 14:00:

AF Luftëtari – Laçi 0-0

Besa – Kukësi 3-1

Kastrioti – Skënderbeu 3-2

Korabi – Pogradeci 1-2

Burreli – Lushnja 0-0

Luajtur dje:

Apolonia- Iliria 0-0

Vazhdo leximin