Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Rekord historik, PSG publikon të ardhurat, përfitime marramendëse
Paris Saint-Germain është kthyer një nga klubet më të suksesshme në botë, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe financiar. Me anë të një deklarate për mediat, klubi i PSG bëri publike bilancet financiare të sezonit të fundit, 2024-2025 me të ardhura që arrijnë në 837 milionë euro, një rekord historik që thekson epokën e artë që po përjeton vitet e fundit, veçanërisht që nga ardhja e Luis Enrique. Pavarësisht të ardhurave të kufizuara nga kampionati kombëtar, të cilat kanë rënë në nivele historike, PSG ka përfituar 367 milionë euro nga të ardhurat tregtare dhe 175 milionë euro nga fitimet për çdo ndeshje të luajtur. Paris Saint-Germain shprehet me krenari se “kjo përfaqëson një moment historik financiar, pavarësisht vështirësive kombëtare krahasuar me ligat e tjera.”...