Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Po mahnit Evropën, Bayern arrin rekordin e Milan, shifra fantastike
Bayern Munich është kthyer në një makineri perfekte, një skuadër që nuk njeh rivalë, duke bërë që për ekipin e Kompany të flas e gjithë Evropa. Skuadra bavareze ka fituar të gjithë ndeshjet deri me tani, 13 nw 13, me 47 gola të shënuar dhe vetëm 9 të pësuar. Sigurisht, një skuadër plot yje, por suksesi nuk lidhet vetëm me emrat. Kompany ka krijuar një ekip që funksionon si orë zvicerane, duke rikthyer tek Bayern-i dominimin e viteve të arta. Rezultatet e Bayernit kujtojnë një rekord historik: atë të Milanit të Fabio Capello-s në sezonin 1992/93, që nisi me po aq fitore radhazi. Sot, Bayern po bën diçka të ngjashme, ka shkatërruar rivalët edhe me rezultate të thella si Leipzig-un 6-0, Hamburgun 5-0 dhe Werder...