Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Kroos si “analist” i Barcelonës: Nuk e zëvendësuan Iñigo Martínez dhe tani iu mungon shumë
29 Tetor 2025 14:52 Alfred Lleshi Toni Kroos analizoi “El Clásico” në podcastin e tij “Einfach mal Luppen” dhe kritikoi vendimet e Barcelonës gjatë verës. Sipas ish-mesfushorit të Real Madridit, klubi katalanas bëri një gabim të madh duke lejuar largimin e Iñigo Martínez pa marrë një zëvendësues: “E kam thënë gjithmonë sa i rëndësishëm ishte Iñigo Martínez. Nga të gjithë qendërmbrojtësit e Barçës, sezonin e kaluar, ai ishte më i miri në dalje nga porta. Nuk ishte më i shpejti, por rikuperonte shumë topa dhe kishte një ndërtim të shkëlqyer loje. Kundër Real Madridit u ndje mungesa e tij. Nuk e zëvendësuan dhe tani e ndiejnë mungesën e tij”. Kroos foli edhe për mungesat e shumta të Barcelonës (Raphinha, Olmo, Lewandowski) dhe kritikoi zgjedhjen e...