Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Marotta: Ngjarje e rëndë dhe delikate, jemi pranë familjes së viktimës dhe Martinez
29 Tetor 2025 13:21 Alfred Lleshi Presidenti i Interit, Beppe Marotta, komentoi incidentin e rëndë rrugor ku u përfshi portieri Josep Martinez, pranë “Appiano Gentile”: “Fatkeqësisht është një ngjarje e rëndë dhe delikate. Jemi pranë familjes së personit që humbi jetën dhe gjithashtu pranë lojtarit tonë, të cilin e njohim shumë mirë. Janë fatkeqësi që, për keqardhje, bëjnë pjesë në jetën e përditshme. Shpresoj që edhe nga kjo situatë tragjike të mund të nxirret diçka e mirë”. Deklarata u bë nga Marotta gjatë mbledhjes së Këshillit të CONI në Triennale të Milanos, ndërsa klubi zikaltër vazhdon të shprehë solidaritetin e tij për ta gjitha palët e prekura nga ngjarja tragjike. Aksidentoi për vdekje 81-vjeçarin, portieri i Interit nën hetim. Ja çfarë rrezikon Josep Martinez